Ballina Aktualitet Durrës, ministrja Manastirliu: Dënime dhe regjim i fortë vizitash për të mbrojtur...

Durrës, ministrja Manastirliu: Dënime dhe regjim i fortë vizitash për të mbrojtur mjekët (VIDEO)

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu ka përcaktuar ndryshimet ligjore për ashpërsimin e dënimeve dhe një regjim më të fortë vizitash në spitale si dy rrugët për rritjen e sigurisë së mjekëve në punë.

Pak kohë më prë, mjeku Gerald Kola i Spitalit Rajonal të Durrësit u godit në detyrë nga familjarët e pacientëve në Shërbimin e Urgjencës.

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së saj në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku inspektoi nga afër punimet për rikonstruksionin e Shërbimit të Pediatrisë.