Ballina Aktualitet Durrës, ministri Klosi dhe kryebashkiaku Dako: Porto Romano zgjidhet brenda vitit 2019...

Durrës, ministri Klosi dhe kryebashkiaku Dako: Porto Romano zgjidhet brenda vitit 2019 (video)

Aksioni kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë”, që zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, dhe me përfshirjen edhe të vetë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, studentëve, komunitetit të biznesit, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, u përqëndrua sot në afërsi të vendgrumbullimit të mbetjeve urbane, në Porto Romano të Durrësit. Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi me këtë rast tha se “prioritet mbetet zgjidhja e problemit të ndotjes nga mbetjet urbane në Porto Romano.”

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se brenda vitit 2019 do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë shqetësimi i qytetarëve durrsakë dhe se “vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Porto Romano do të kthehet në park për qytetarët.”

Njëkohësisht, si pjesë e qasjes për përmirësimin e mjedisit urban, Bashkia e Durrësit është duke diskutuar edhe mundësinë për mbulimin e kanaleve të hapura të ujërave të zeza që përshkojne disa zona të qytetit bregdetar.