Ballina Aktualitet Durrës, ministri i brendshëm Lleshaj: Porti, strukturë e vështirë për t’u menaxhuar...

Durrës, ministri i brendshëm Lleshaj: Porti, strukturë e vështirë për t’u menaxhuar (VIDEO)

“Porti i Durrësit është shumë kompleks dhe mjaft i vështirë për t’u menaxhuar për shkak të numrit të madh të institucioneve që operojnë në të, ndaj lind nevoja e funksionimit të tij si një strukturë e vetme.” Kështu u shpreh ministri i brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat dhe agjencitë që operojnë në port.

Ministri Lleshaj theksoi se Porti i Durrësit është porta kryesore e Shqipërisë, prej nga ku lëviz 40 përqind e aktivitetit tregtar të të gjithë vendit, ndaj nevoja për përmirësim është e jashtëzakonshme. Sipas tij, funksionimi i të gjithë strukturave si një entitet i vetëm do të evitonte problemet, si: trafiqet, kontrabandën, evazionin dhe problemet e tjera që lidhen me sigurinë e vendit.

Më pas, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj mori pjesë edhe në një takim të zhvilluar në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në lidhje me situatën mjedisore.