Ballina Aktualitet Durrës, merr flakë autovetura, nuk ka viktima

Durrës, merr flakë autovetura, nuk ka viktima

Një automjet i tipit Mercedes-Benz ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja është regjistruar tek Ura e Dalanit. Mësohet se flakët nuk kanë shkaktuar viktima, por autovetura është dëmtuar plotësisht.

Nga vendngjarja raportohet se autovetura ishte në ecje, kur drejtuesja e saj ka konstatuar flakët. Ajo ka dalë jashtë, por gjithçka ka ndodhur aq shpejt, sa edhe ndërhyrja e zjarrfikësve nuk sjellë ndonjë ndryshim. Autovetura me targë AA 144 RN është dëmtuar rëndë, veçanërisht në pjesët e brendshme të saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët janë duke hetuar shkaqet e zjarrit për të mësuar nëse ai ka patur ndonjë shkak të paligjshëm.