Ballina Aktualitet Durrës, mbi 34 mijë udhëtarë lundruan me traget gjatë nëntorit

Durrës, mbi 34 mijë udhëtarë lundruan me traget gjatë nëntorit

Mbi 34 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga dhe drejt Durrësit gjatë muajit nëntor të këtij viti. Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual të Durrësit rezulton se numri më i madh i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet shënohet gjatë fundjavave.

Në 30 ditët e muajit nëntor të këtij viti, kanë lëvizur me tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim edhe 7048 autovetura dhe 6795 kamionë e trajlerë.

16854 udhëtarë dhe 4258 autovetura kanë mbërritur brenda një muaji në portin më të madh të vendit tonë, ndërsa 17516 të tjerë me 2790 autovetura janë nisur drejt dy porteve të Italisë.