Ballina Aktualitet Durrës, makinat e përdorura, orët e fundit të hyrjes në Shqipëri

Durrës, makinat e përdorura, orët e fundit të hyrjes në Shqipëri

Prej 2 dhjetorit, në Shqipëri nuk do të lejohet të importohet asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.

“Pas orës 12 të natës së datës 1 dhjetor nuk do të lejohet importimi i autoveturave, të cilat kanë moshë më të madhe se 10 vite. Padyshim, edhe norma e motorit duhet të jetë Euro 4”, – tha Denis Shabani, drejtor i Doganës Durrës.

Për mjetet e tjera, si kamionët, autobusët dhe motorët, vjetërsia e lejuar në momentin e importit është 15 vite. Që nga miratimi në qeveri dhe botimi në Fletoren Zyrtare kanë kaluar 30 ditë. Shifrat nuk kanë dalë ende, por paraprakisht, drejtori i Doganës së Durrësit, Denis Shabani thotë se kjo periudhë është shfrytëzuar nga bizneset e tregtimit të mejteve të përdorura për të rritur importet e autoveturave me moshë më të madhe se 10 vite.

”Qytetarët duhet të bëjnë kujdes që në momentin që do të porosisin një makinë. Për ta blerë një makinë në vende të tjera duhet të kenë parasysh që mosha e makinës të mos jetë më e madhe se 10 vite në momentin e importit”, – tha Shabani.