Ballina Aktualitet Durrës, makina përplas të moshuarin

Durrës, makina përplas të moshuarin

Një i moshuar është plagosur pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagen 6 të qytetit të Durrësit.

“Një person ende i paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me një mjet ka përplasur shtetasin këmbësor K.Ç., 80 vjeç , i cili u trasportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit , identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.