Ballina Kronikë Durrës, makina përplas këmbësorin

Durrës, makina përplas këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Durrësit.

Një makinë tip fuoristradë ka përplasur një këmbësor e si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.