Durrës/Makina përplas biçiklistin dhe largohet nga vendngjarja

46
Foto Ilustruese

Një aksident është shënuar rreth orës 11:45, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në qytetin e  Durrësit.

Një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar biçiklistin, E.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e automjetit.