Ballina Aktualitet Durrës, makina merr flakë gjatë udhëtimit, nuk ka të dëmtuar

Durrës, makina merr flakë gjatë udhëtimit, nuk ka të dëmtuar

Sot paradite, në autostradën Durrës-Tiranë, në mbikalimin e Sukthit, një autoveturë ka marrë flakë teksa udhëtonte dhe është djegur plotësisht. Sipas burimeve paraprake policore nga vendi i ngjarjes, autovetura me targë AA 728 OI ishte në pronësi të shtetasit Sh. H.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konkluduar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në autoveturë.

Krejt papritur, drejtuesi i autoveturës ka vënë re flakën që dilte nga pjesa e motorit. Ai ka ndaluar në anë të rrugës dhe ka dalë nga autovetura, por nuk ka qenë në gjendje të shuajë zjarrin. Autovetura është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.