Ballina Aktualitet Durrës, kuqezinjtë dhe tekniku Reja shpërndajnë dhurata për fëmijët në Shtëpinë e...

Durrës, kuqezinjtë dhe tekniku Reja shpërndajnë dhurata për fëmijët në Shtëpinë e Foshnjes (VIDEO)

Sot ka qenë një ditë ndryshe për kombëtaren kuqezi të futbollit. Djemtë e teknikut Edi Reja kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë të këndshme Shtëpisë së Fëmijës në Durrës.

Në këtë vizitë të veçantë, trajneri italian shoqërohej nga ndihmësit e tij Bulku, Salihi dhe Porrini, ndëkohë që sëbashku me ta ishin edhe Berisha, Mavraj, Roshi, Hysaj, Lenjani dhe Cikalleshi. Ata shpërndanë dhurata për të vegjlit, ndërkohë që ndihmuan financiarisht edhe në blerjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake, duke ndikuar në përmirësimin e kushteve të vogëlushëve.

Vizita e djemve të kombëtares kuqezi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve që Federata Shqiptare e Futbollit organizon me rastin e 1 Qershorit.

Aktualisht, kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet e grumbulluar, duke u përgatitur për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë, ndeshje këto të vefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit.