Ballina Aktualitet Durrës, kryebashkiaku Dako: Prioritet zgjidhja e problemit të mbetjeve në Porto Romano

Durrës, kryebashkiaku Dako: Prioritet zgjidhja e problemit të mbetjeve në Porto Romano

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një deklaratë për mediat, ka folur për herë të parë në lidhje me integrimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, një shqetesim 20-vjecar i qytetarëve durrsakë. Gjatë takimit ndërajonal MED Green Growth, Dako tha se menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane ne Porto Romano eshte prioritet për Durrësin.

“Sfida e madhe është e ajo e zgjidhjes së problemit përfundimtar të fushës së mbetjeve urbane. Ka hyrë në procedurë së bashku me qeverinë për ta zgjidhur. Rëndësi ka dhe vazhdimi i bashkëpunimit me qytete të tjera evropiane për të thithur fonde,” – është shprehur Dako, duke shtuar se teknikisht është zgjidhur problemi i integrimit të mbetjeve në Porto Romano e tashmë vetëm gjetja e fondeve i mban plehrat e Durrësit në vendgrumbullimin e Porto Romanos.