Ballina LAJME Durrës, kryebashkiaku Dako: Për të qarë dhe për të qeshur, edhe Avdyli,...

Durrës, kryebashkiaku Dako: Për të qarë dhe për të qeshur, edhe Avdyli, edhe Luçi

Kryebashkiaku durrsak Vangjush Dako ka zgjedhur profilin e tij në Facebook për të reaguar pas deklaratës se deputetit demokrat Luçiano Boçi dhe deponimit në sallën e gjyqit të të arrestuarit Astrit Avdylaj, duke e konsideruar qesharak deputetin e Partisë Demokratike. Madje, Dako ka paralajmëruar edhe ngritjen e një padie ndaj tij.

“Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq, – thekson Dako në profilin e tij në Facebook. – Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë! Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!”