Ballina Aktualitet Durrës, kroçera e parë për këtë vit, 134 turistë francezë vizitojnë qytetin...

Durrës, kroçera e parë për këtë vit, 134 turistë francezë vizitojnë qytetin (VIDEO)

Ka mbërritur në Portin e Durrësit kroçera e parë për këtë vit, duke hapur kështu sezonin e vizitave të turistëve të huaj. Kroçera ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës, ndërkohë që mbrëmë ishte nisur nga ishulli i Korfuzit, në Greqi.

Ajo ka sjellë 134 turistë francezë, të cilët kanë zbritur në Durrës për të vizituar qendrat më të rëndësishme kulturore dhe historike të zonës.

Kjo kroçerë është pjesë e një itinerari, që prek të gjithë vendet e pellgut të Adriatikut dhe Jonit, duke ndaluar në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe, padyshim, edhe në portet e brigjeve shqiptare.

Kroçera, me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg, do të ankorohet në Durrës edhe shtatë herë të tjera, duke e kthyer kështu bregdetin tonë në një prej ndalesave të saj të zakonshme. Pranë Autoritetit Portual të Durrësit mësohet se, deri tani, është njoftuar mbërritja e më shumë se 25 kroçerave dhe velierave turistike të ndryshme.