Ballina Aktualitet Durrës, kapet me 113 doza marijuanë, arrestohet 25-vjeçari

Durrës, kapet me 113 doza marijuanë, arrestohet 25-vjeçari

Efektivët e Policisë së Shtetit, në Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 25-vjeçar me inicialet E. K., banues në Shijak, pasi u gjet me 113 doza marijuanë. Burimet zyrtare policore në Durrës bëjnë të ditur se, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative, uniformat blu ndërhynë, duke ushtruar kontroll fizik mbi të dyshuarit, i cili u arrestua pas zbulimit të lëndës narkotike.

Materialet e këtij rasti i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për të vijuar hetimet lidhur me këtë tentativë të shpërndarjes së lëndëve.