Ballina Kronikë Durrës, kapet grupi i të rinjve që kryenin vjedhje

Durrës, kapet grupi i të rinjve që kryenin vjedhje

Një grup të rinjsh në qytetin e Durrësit që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh janë kapur nga Policia e qytetit.

Në pranga kanë rënë dy persona si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Dokumentohen me prova shkencore 14 vjedhje të dyshuara të kryera nga shtetasit e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të paligjshme, persona në kërkim apo me precedentë penalë, më qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Geri Metaj 19 vjeç dhe M.P. 15 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.M. dhe F.Rr.