Ballina Aktualitet Durrës, kapen tre të rinj të fshehur në kamionin drejt Italisë

Durrës, kapen tre të rinj të fshehur në kamionin drejt Italisë

Policia Kufitare ka ndaluar në një kamion tre shtetas, të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke iu shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Si pasojë është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit dhe janë sekuestruar një kamion dhe vlera monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë, M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë dhe B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.

Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Është arrestuar në flagrancë edhe drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Policia Kufitare Durrës vazhdon punën për të goditur kalimet