Ballina Kronikë Durrës, kapen dy të rinj me armë në makinë

Durrës, kapen dy të rinj me armë në makinë

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj pasi në makinën e tyre janë zbuluar disa armë.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.

Në flagrancë janë arrestuar dy shtetasit Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës dhe Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.

Dy të rinjtë janë kapur ditën e djeshme në lagjen nr.16 në mjetin tip “Benz” ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, përkatësisht dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, një pistoletë tip “Blou Mini”, 2 krehera, 25 fishekë, një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” në bashkëpunim.