Ballina Aktualitet Durrës, kapen 5,3 kg marijuanë në port

Durrës, kapen 5,3 kg marijuanë në port

Policia Kufitare ka vijuar zbatimin e masave shtesë në kontrollin e mjeteve, ndërsa sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit janë kapur mbi 5 kg drogë në brendësi të një kamioni.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme në vijën e dytë, në kabinën e një kamioni kanë gjetur të fshehur lëndë narkotike.
Gjatë peshimit të kryer nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve lënda narkotike e llojit Marijuanë ka rezultuar në peshën 5 kg e 300 gram, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi T.H., 31 vjeç, banues në Durrës i cili ishte drejtuesi i kamionit dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H.

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.