Durrës/I riu mban peng në makinë personin me të cilin kishte konflikt pronësie, ndërhyn policia

57

Një i ri ka mbajtur peng personin me të cilin kishte konflikt pronësie. Ky person u identifikua si F.K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ai dyshohet se në lagjen nr.13, për shkak të konflikteve të pronësisë ka mbajtur brenda në mjet pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.

I dyshuari u ndalua nga efektivët e policisë Plazh, Durrës, i akuzuar për  për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.