Durrës/I qëlluar me çifte, një person gjendet i pajetë në banesë

69

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasi ishte qëlluar me armë në banesën e tij, në Katund Sukth

Policia dyshon se 76- vjeçari është vetvrarë me armë gjahu.

Por ndërkohë dokumentacionin e plotë e ka Prokuroria që do të zbardhë ngjarjen.

Sipas policisë, më 22 gusht 2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë dhe dyshohet i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.