Durrës/I dehur në timon, policia arreston të riun, ja çfarë u gjend brenda në makinë

87

Një i ri në Durrës është vënë në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

I arrestuari u identifikua si A.K., 23 vjeç, banues në Sukth. Ai u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Golf” në gjendje të dehur.

Ndërkohë pas kontrollit në mjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e dyshuar si marijuanë dhe një shkop si ato të policisë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.