Ballina Aktualitet Durrës, i bashkohen protestave studentët e ”Universitetit të Durrësit”

Durrës, i bashkohen protestave studentët e ”Universitetit të Durrësit”

Ditën e nesërme, protestës së studentëve të Elbasanit dhe Tiranës, do i bashkohen dhe ata të univestitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Studentët i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i konsideroi ngelësa, teksa shprehen se janë të rinj që me mish e me shpirt përpiqen të mësojnë.

Njoftimi i studentëve:

Nesër datë 06.12.2018, ora 11:00 në kampusin e ri Universitar, Spitall të gjithë studentet në këmbë për të drejtat e tyre.

1. Përgjysmim i Tarifave. 2. Heqje e tarifave shtesë. 3. Përmirësim i kushteve të universiteteve 4. permirsim i kushteve neper konvikte. 5. Jo favorizim per perfitime personale.