Ballina Aktualitet Durrës, humb vajza 12 vjeçe, Policia e Shtetit bën apel për ndihmë

Durrës, humb vajza 12 vjeçe, Policia e Shtetit bën apel për ndihmë

Policia e Shtetit në Durrës, teksa ka bërë publike edhe një fotografi, ka bërë apel për ndihmë për gjetjen e një vajze 12-vjeçare, e cila nuk është kthyer në shtëpi që prej mesditës së djeshme.

Sipas deklarimeve të vetë familjarëve në denoncimin e bërë pranë Komisariatit të Policisë së Shtetit në Durrës, vajza e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, tuta sportive ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Mësohet se ajo ka dalë nga shtëpia dje pas mesditës, rreth orës 13:30 minuta, dhe nuk është kthyer më

Drejtoria e Policisë së Shtetit në Qarkun e Durrësit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.