Ballina Aktualitet Durrës, humb jetën 60-vjeçarja e rënë nga lartësia

Durrës, humb jetën 60-vjeçarja e rënë nga lartësia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një 60-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga lartësia.

Mësohet se viktima është shtetësja me inicialet L.J, 60 vjeç banuese në lagjen 18 të Durrësit.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje menjëherë, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.