Ballina Aktualitet Durrës, helmimi masiv në rrobaqepësi, shkak gazi i kondicionerëve

Durrës, helmimi masiv në rrobaqepësi, shkak gazi i kondicionerëve

Policia e Durrësit ka bërë me dije se shkak i helmimit të punëtoreve të rrobaqepësisë në Fllakë ka qenë gazi helium që kanë lëshuar disa kondicionerë.

Në njoftimin e policisë mësohet se disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për ti nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndier mirë nga ana shëndetësore.

Ndërkohë policia ka shoqëruar pronarin e rrobaqepësisë, shtetasin italian G.S. i cili  po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e punëtoreve është përmirësuar dhe vetëm dy prej tyre janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.