Ballina Aktualitet Durrës, grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë

Durrës, grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë

Policia e Shtetit në Durrës informon se sot në qytetin bregdetar ka ndodhur një grabitje e një bankomati të një banke të nivelit të dytë. Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dyshohet se është marrë një sasi e konsiderueshme parash.

Aktualisht, Policia e Shtetit është duke hetuar ngjarjen, për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit.