Ballina Aktualitet Durrës, gjendet i vrarë një 45-vjeçar

Durrës, gjendet i vrarë një 45-vjeçar

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta të mëngjesit të sotëm, ku shtetasi me iniciale N.Z. 37 vjeç, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë 45-vjeçarin,me iniciale M.N. Mësohet se autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.