Një i moshuar nga Durrësi është gjetur i pajetë në banesën e tij.
I ndjeri u identifikua si shtetasi Bajram Cani, babai i biznesmenit të ndërtimit, Plarent Cani.
Biznesmeni u vra në 2 shtator 2013, në zonën e Plazhit të Durresit, pranë pallatit që po ndërtonte.
Dyshohet se i moshuari kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.
Ngjarja po hetohet nga policia dhe grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Article bottom Rectangle3