Ballina Aktualitet Durrës, gjendet 12-vjeçarja e humbur

Durrës, gjendet 12-vjeçarja e humbur

Vajza 12-vjeçare nga Durrësi, e cila ishte larguar dje nga shtëpia, është gjetur sot, rreth orës 15:30 minuta, teksa qëndronte pranë Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”. Kanë pikërisht qytetarët ata që kanë lajmëruar autoritetet rreth vendndodhjes së saj, pas lajmërimit të bërë në media.

Burime nga Policia e Shtetit në Durrës bëjnë të ditur se vajza, e cila ishte në gjendje të mirë shëndetësore, është dërguar menjëherë pranë prindërve të saj në shtëpi. Sipas denoncimit të bërë nga nëna e vajzës, ajo kishte dalë nga shtëpia dje pas mesditës, rreth orës 13:30 minuta, dhe nuk ishte kthyer më.

Aktualisht, në shtëpinë e vajzës gjenden edhe punonjës së Policisë së Shtetit dhe një psikologe, të cilët pritet ta pyesin atë rreth rrethanave të largimit nga shtëpia.

Njëkohësisht, në njoftimin e dhënë me këtë rast, Drejtoria e Policisë së Shtetit në Qarkun e Durrësit falenderon qytetarët për ndihmën e dhënë.