Ballina Aktualitet Durrës, FMN në Drejtorinë Tatimore, vlerësime për rritjen e performances

Durrës, FMN në Drejtorinë Tatimore, vlerësime për rritjen e performances

Drejtoria Tatimore Rajonale e Durrësit priti në një takim pune përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të drejtuar nga Steve Vesperman, Këshilltar i Asistencës Teknike.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e FMN-së, patën mundësi të vizitonin mjediset e zyrës së Shërbimit të Tatimpaguesve, ku u njohën nga afër me mënyrën e informimit të tatimpaguesve të këtij rajoni, si dhe shërbimet që ofrohen. Misioni i FMN-së u njoh gjithashtu edhe në lidhje me informimin, trajnimin dhe asistencën që i është dhënë biznesit të vogël që u përfshi për herë të parë në skemën e TVSH-së.

Vëmendje të veçantë iu kushtua edhe strategjisë së ndjekur për asistencën që iu është dhënë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit, gjatë sezonit veror.