Ballina Aktualitet Durrës, festat e fundvitit, lundrime shtesë për transportin e udhëtarëve

Durrës, festat e fundvitit, lundrime shtesë për transportin e udhëtarëve

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë periudhës 16 dhjetor 2018 – 7 janar 2019 do të kryejnë rreth 30 lundrime shtesë për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve që do të mbërrijnë në vendin tonë për festat e fundvitit.

Burime nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë një traget më shumë në linjë, i cili do t’i shtohet pesë trageteve të zakonshëm që lundrojnë në muajt me ngarkesë normale.

Lundrimet shtesë janë parashikuar kryesisht në linjën Bari – Durrës e kthim, në të cilën lëviz numri më i madh i udhëtarëve dhe automjeteve.

Si çdo fundviti, edhe në kapërcyellin e viteve 2018 – 2019 parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve vendas që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt portit të Durrësit, për t’iu drejtuar më pas familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.