Ballina Aktualitet Durrës, era e fortë sjell dëme në bujqësi (VIDEO)

Durrës, era e fortë sjell dëme në bujqësi (VIDEO)

Fortunali që ka përfshirë Durrësin dy ditët e fundit ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe financiare në sektorin e agrobiznesit. Në zonën e Shkozetit, era e fortë ka shkatërruar plotësisht rreth 3 hektarë serra. Në momente të ndryshme, era e fortë ka marrë edhe formën e furtunaleve, duke sjellë dëme të konsiderueshme. Pronarët e serrës shprehen se dëmet që kanë pësuar janë të konsiderueshme.

Njëkohësisht, era e fortë ka dhënë ndikimin e vet edhe në port, ku ka penguar aktivitetin e zakonshëm të ngarkim-shkarkimit dhe të lundrimit të anijeve të peshkimit. Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar se edhe në dy ditët e ardhshme, bregdeti mund të përballet me mot të keq dhe erëra me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.