Ballina Kronikë Durrës, eksploziv makinës së drejtorit të Hekurudhave Shqiptare

Durrës, eksploziv makinës së drejtorit të Hekurudhave Shqiptare

Një sasi lëndë plasëse i është vendosur gjatë natës makinës së drejtorit të përgjithshëm të Hekurudhave Shqiptare, Ani Dyrmishi. Mësohet se makina e tij ishte parkuar në lagjen ku ai banon, afër stacionit të trenit, në Durrës.

Fatmirësisht, Dyrmishi ka pikasur lëndën plasëse, e cila ishte futur në një bidon, duke shmangur kështu ngjarjen e rëndë.

Aktualisht, mësohet se specialistët e Policisë së Shtetit janë në vendngjarje, duke vijuar hetimet për zbardhjen e këtij rasti të rëndë.