Ballina Aktualitet Durrës, e përplas motoçikleta, vdes këmbësori

Durrës, e përplas motoçikleta, vdes këmbësori

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur sot në Sukth të Durrësit.
Policia njofton se këmbësori H. P., 80 vjeç është aksidentuar nga një motoçikletë e drejtuar prej 18 vjeçarit B. T.

“Më datë 08.03.2019, në aksin rrugor Sukth -Kullë, shtetasi B. T., 18 vjeç , duke drejtuar motoçikletën e tij, është përplasur me shtetasin këmbësor H.P., 80 vjeç , banues në Sukth. Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në Spital drejtuesi i motoçikletës, pasagjeri i tij shtetasi V.L., 18 vjeç si dhe shtetasi këmbësor H.P., i cili ka ndërruar jetë në Spital. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit,” – njofton policia.