Durrës/Dy të rinj përplasin të moshuarin me motorr, përfundojnë në spital bashkë me të

52

Dy të rinj janë përplasur në motorrin në të cilin udhëtonin me një të moshuar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Një motomjet me drejtues shtetasin G.Sh., 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., 72 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar këmbësori shtetasi H.B., drejtuesi i motomjetit shtetasi G.Sh., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R.H., 18 vjeç, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.