Ballina Aktualitet Durrës, dy aksidente në autostradë, dëmtohen pesë automjete

Durrës, dy aksidente në autostradë, dëmtohen pesë automjete

Pesë automjete janë përfshirë në dy aksidente të ndryshme në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, aksidentet nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz.

Mësohet se të dy aksidentet kanë ndodhur nga pakujdesia e drejtuesve të automjeteve, si shkak i shpejtësisë dhe i mungesës së vëmendjes për të mbajtur distancën e sigurisë në raport me shpejtësinë.

Rreth orës 17:00 është regjistruar aksidenti i parë në autostradë, ku një autoveturë e tipit BMW është përplasur me me një automjet tjetër para saj. Vetëm pak çaste më  vonë dhe pak metra më larg, tre autovetura godasin njëra-tjetrën.

Këto dy aksidente, për më shumë se 30 minuta, sollën rëndimin e trafikut në autostradë. Qarkullimi u kthye në normalitet vetëm pasi automjetet e aksidentuara u larguan nga karexhata.