Ballina Aktualitet Durrës, dita e flamurit, demokratët homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)

Durrës, dita e flamurit, demokratët homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)

Drejtues dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Durrës kanë kryer sot homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Në këtë ceremoni, drejtuesit lokalë dhe deputetët e kësaj force politike, në prani edhe të shumë qytetarëve durrsakë, vendosën kurora me lule pranë varreve të të rënëve për liri.

Nënkryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ardian Muka, duke uruar 28 Nëntorin, tha se “sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë para heronjve të lirisë dhe pavarësisë së vendit.”

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë mbyllur kremtimin e kësaj dite të veçantë duke kryer edhe vizita në familjet e dëshmorëve.