Durrës/Digjet gjatë natës makina e një vajze, policia jep detaje

236

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, është djegur pjesërisht makina tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe. Ndërsa shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

“Më datë 08.02.2021, në orën 03:10, në lagjen nr.5, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, – njofton policia.