Ballina Aktualitet Durrës, dhunimi i të moshuarve, autorët e dyshuar ende nuk janë zbuluar...

Durrës, dhunimi i të moshuarve, autorët e dyshuar ende nuk janë zbuluar (VIDEO)

Policia e Shtetit në Durrës ende nuk ka identifikuar personat, të cilët mbrëmë dyshohet se kanë hyrë në banesën e dy bashkëshortëve të moshur, Bajram dhe Thëllëza Ymeraj, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Ngjarja është regjistruar mbrëmë, rreth orës 20:00 të mbrëmjes, ndërsa çifti i të moshuarve ka përfunduar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit me fraktura në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Dy të moshuarit janë gjetur të goditur në kokë nga fqinjët dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Vetë pleqtë, pasi kanë marrë veten, kanë deklaruar se janë dhunuar nga dy persona, të cilët nuk i kishin njohur më parë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, në lagjen 15 të Durrësit. Autorët e këtij akti të dyshuar dhune nuk kanë vjedhur asgjë në shtëpi, duke e bërë edhe më të vështirë sqarimin e këtij krimi.

Policia e Shtetit, teksa ka nisur hetimet, nuk ka përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe atë të një konflikti të brendshëm familjar.