Një 27-vjeçar është arrestuar, ndërsa një bashkëpunëtor i tij do të procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për vjedhje.
Policia e Durrësit, bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi N. M., 27 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, shtetasi i mitur, K. V., 15 vjeç, banues në Vlorë.
I riu i arrestuar, dyshohet se duke përdorur të miturin, e ka detyruar të vjedhë në disa supermarkete, shishe me pije alkoolike, të cilat më pas do i shiste kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.