Ballina Aktualitet Durrës, denoncimet për gjobat në qytet, reagon Policia

Durrës, denoncimet për gjobat në qytet, reagon Policia

Policia e Durrësit ka reaguar pas lajmit të publikuar në lidhje me denoncimet nga ana e qytetarëve për gjoba të padrejta.

Me anë të një sqarimi, blutë e Durrësit thonë se “Rastet e gjobave të denoncuara si të vendosura në mënyrë të padrejtë u analizuan nga ana specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor dhe u konkludua se gjobat janë vendosur konform proçedurave ligjore”.

Në fund të sqarimit, policia e Durrësit bën thirrje dhe nxit këdo që konstaton shkelje apo parregullsi të denoncojë në nr. falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.