Durrës/Dëme me rrugët, arrestohet disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor, në kërkim edhe një biznesmen

91

Abuzimet me tenderat e mirëmbajtjes së rrugëve në Durrës kanë çuar në pranga zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Disa nga arrestimet kanë ndodhur mëngjesin e sotëm!

Në kërkim është shpallur gjithashtu biznesmeni Mustafa Koka.

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publike.

Operacioni është kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit.

Dëmi financiar llogaritet prej mbi 200 milion lekë të vjetra.

Dosja është konkretizuar me arrestimin e disa zyrtarëve të ARSH-së, dhe se operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.