Ballina Aktualitet Durrës, delegacioni i KFOR vizitë njohëse në port

Durrës, delegacioni i KFOR vizitë njohëse në port

Porti i Durrësit u vizitua sot në mesditë nga një delegacion ushtarak i KFOR-it, që drejtohej nga Merzo Lengo, koordinator në vendin pritës.

Ushtarakët e interesuar për njohjen e kapaciteteve të portit më të madh të vendit tonë zhvilluan fillimisht një bisedë informuese me specialistët e sektorit të Promocionit në Autoritetin Portual, Durrës. 

Të shoqëruar nga major Ermal Dinoshi, përgjegjës i sektorit të vendit pritës, ushtarakët e KFOR-it të cilët do të jenë dy ditë në vendin tonë, zhvilluan edhe një vizitë në kalatat dhe sheshet e Terminalit Perëndimor.

Gjatë viteve të fundit në portin e Durrësit ka patur vizita të herëpashershme të ushtarakëve të KFOR-it.