Ballina Aktualitet Durrës, bllokohen 8 ton verë kontrabandë, arrestohen dy persona

Durrës, bllokohen 8 ton verë kontrabandë, arrestohen dy persona

Në portin e Durrësit janë bllokuar 8 ton verë, që u tentua të futej në Shqipëri pa paguar doganën. Vera vinte nga Italia, ndërsa u zbulua pas hetimit doganor nisur nga masat për festat e fundvitit.

Vera ishte fshehur në kamion dhe u sekuestrua mbrëmjen e djeshme. Policia ka arrestuar dy personat që tentuan të fusnin verën në Shqipëri.

Drejtoria e Hetimit Doganor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Policinë e Shtetit , kanë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet A. M. dhe Ç. B.