Ballina Aktualitet Durrës, bllokohen 2 kg heroinë në port, ndalohen tre persona

Durrës, bllokohen 2 kg heroinë në port, ndalohen tre persona

Mbrëmë vonë, afër mesnatës, në Portin e Durrësit është bllokuar 2 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Efektivët e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me sektorin e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Qarkun e Durrësit, zbuluan lëndën narkotike, të cilën drejtuesi i një kamioni e kishte fshehur në trup.

Pas zbulimit të lëndës narkotike, uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili do të imbarkohej në traget drejt Italisë, si edhe dy persona të tjerë.

Ky është rasti i dytë që kapet drogë në tentativë për t’u trafikuar drejt Italisë në këtë mënyrë. Para pak muajsh u regjistrua rasti i parë i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, duke e fshehur atë në trup.