Ballina Aktualitet Durrës, arrestohet 53-vjeçari në Katund Sukth, dyshohet se hyri me armë në...

Durrës, arrestohet 53-vjeçari në Katund Sukth, dyshohet se hyri me armë në qendrën e votimit

Një 53 vjecar është arrestuar mëngjesint e sotëm nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka hyrë me armë në një qendër votimi në Katund Sukth, në Durrës. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit lidhur me këtë rast theksohet se 53-vjeçari kërcënoi me armë komisionerët dhe ka prekur kutinë e votimit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit, uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Ramiz Bakanaçi, 53 vjeç, banues në Katund Sukth. Gjatë arrestimit është sekuestruar edhe një armë zjarri automatike.