Durrës/Arrestohet 33 vjeçari, rrahu të ëmën dhe kanosi të atin me thikë

57

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia për akuzën e dhunës në familje.

Ai është i riu me inicialet R. A., banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojte. Sikur të mos mjaftonte kjo, djali ka kanosur me thikë të atin.

Nuk dihen shkaqet e dhunës së tij në familje.

Ndërkohë Prokuroria po merret me rastin në fjalë.