Ballina Aktualitet Durrës, arrestohen dy persona, 12 mijë euro vjedhje

Durrës, arrestohen dy persona, 12 mijë euro vjedhje

Policia e Durrësit ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Ndjekja”, me arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes së automjeteve dhe biçikletave.

Janë dokumentuar nëntë vjedhje automjetesh dhe biçikletash si dhe janë sekuestruar produkte në vlerën monetare 12 000 Euro.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës, Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve në kërkim, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes së automjeteve dhe biçikletave në qytetin e Durrësit.

Të arrestuar mbetën shtetasit Elton Tafa 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Lulëzim Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Për veprime të mëtejshme shtetasit e mësipërm i’u dorëzuan efektivëve të Policisë Tiranë, pasi dyshohen dhe për vjedhje të tjera.