Ballina Aktualitet Durrës, arrest në burg për të dyshuarin si autor i vrasjes së...

Durrës, arrest në burg për të dyshuarin si autor i vrasjes së Martin Ndrecës

Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit, teksa ka vlerësuar masën e sigurisë për Ndue Zefin, të dyshuarin kryesor si autor i vrasjes së Martin Ndrecës, ka vendosur që ai të qëndrojë në burg deri në përfundim të procesit hetimor dhe gjyqësor.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Ndue Zefi mësohet të ketë pranuar autorësinë e krimit, duke pohuar se vrasjen e kreu pasi i ishte cënuar dinjiteti.

Referuar dëshmisë se tij, por edhe provave të gjetura në vendin e ngjarjes, Prokuroria e Durrësit i kërkoi trupit gjykues që ta vlerësonte si të ligjshëm ndalimin e shtetasit Ndue Zefi. Njëkohësisht, ndaj tij u kërkua masa e sigurisë së arrestit në burg.

Ndue Zefi dyshohet për kryerjen e veprave panale të vrasjes në rrethana cilësuese dhe të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Ndue Zefi, mëngjesin e të dielës, ekzekutoi me pesë plumba fqinjin e tij Martin Ndreca, në zonën e ish-kënetës, në Durrës. Pas krimit ai u largua, për t’u vetëdorëzuar dy ditë më pas në Komisariatin e Policisë së Shtetit në Shkodër, pej nga ku u transferua në Durrës.